Aktualitet

Mallra kontrabandë me vlerë 27 mijë euro, ndalohet një person nga Rumania


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 30/08/19 |
Al Do

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, Policia e Lezhës ka arrestuar sot në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë një person me banim në Rumani.

Ai u ndalua pasi “gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27.000 Euro” thuhet në njoftimin e policisë.

Mallrat ishin pa dokumentacion dhe dyshohen se janë kontrabandë. Mbi 46-vjeçarin e arrestuar bien akuzat  “Kontrabandë me mallra të tjerë”, ” Fshehja e të ardhurave” , ” Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”. /Opinion.al

Pas