Nëntë punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, janë shoqëruar nga Policia në lidhje me kontejnerin me banane, ku ishin fshehu 119 kg kokainë.
Mësohet se shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.
Sipas “News24”, tre nëpunës të Portit të Durrësit pritet të arrestohen gjatë orëve në vijim për çështjen në fjalë. 1
119 kilogramë kokainë kapën më 30 dhjetor të vitit që lamë pas. Lala bën me dije se prokurori ende nuk ka firmosur urdhër-arrest për këtë persona.