InstaBIZ

Konsumoi kokainë live? Fituesi i Eurovision flet pas videos që u bë virale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 23/05/21 |
Opi Nion

Italia fitoi vendin e parë në Eurovision, por në mes të entuziazmit për fitoren, një episod i çuditshëm u kap nga kamerat gjatë natës së spektaklit dhe u bë viral në mediat sociale.

Këngëtari  i grupit “Maneskin”  shfaqet duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, dhe shumë persona kanë menduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

Në një konferencë për shtyp, Damiano iu përgjigj polemikave të krijuara rreth kësaj videoje. Këngëtari kryesor i bendit fitues të Eurovision 2021 tha: Nuk ishte kokainë, djema. Unë nuk përdor drogë. Pavarësisht nga distancimi i grupit, kishte nga ata që në mediat sociale kërkuan dëbimin e tyre, shkruajnë mediat italiane.

Grupi “Maneskin” gjithashtu reagoi përmes një statusi në rrjetin social Instagram:

“Ne jemi vërtet të befasuar me atë që disa po thonë për Damianon se ai do përdori drogë. Ne jemi absolutisht kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo test të nevojshëm, nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikën tonë dhe jemi të kënaqur me fitoren tonë në Eurovision dhe duam t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen. Rock and Roll kurrë nuk vdes”./Opinion.al

 

 

 

 

 

Pas