Është konstituar sot Kuvendi i ri i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të cila u zhvilluan në 14 shkurt.
Bëhet me dije se Glauk Konjufca i propozuar nga Vetëvendosja dhe lista ”GUXO” është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 69 vota pro.
Gjithashtu sot janë zgjedhur dhe nënkryetarët e Kuvendit. Nënkryetarët janë: Saranda Bogujevci nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK me 107 vota pro dhe 6 kundër.
Kujtokjmë që dhe vitin e kaluar ishte Konjufca që u vendos në këtë pozitë, por LDK kërkoi me ngulm që të vendoset Vjosa Osmani e cila e zhvendosi Konjufcën ministër të jashtë.