Aktualitet

Greqia shtyn sërish afatin e hapjes së Kapshticës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 22/03/21 |
Opi Nion

Autoritetet greke në kuadër të masave anti-COVID kanë shtyrë deri në 5 prill afatin e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës.

Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjta që prej nëntorit të vitit 2020, ku nuk lejohet të kalojnë asnjë udhëtar drejt shtetit helen apo qoftë dhe mjetet e tjera.

Ndërkohë që, sipas njoftimit të pikës kufitare të Kapshticës dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin./Opinion.al

Pas