Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi i PS/ Alibeaj: Show milioner, tenton të fshehë realitetin e hidhur

2022/04/09 at 3:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj: Të gjithë demokratët duhet të bëhemi bashkë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për Kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillohet ditën e sotme.  Alibeaj e ka cilësuar Kongresin e PS një show të kushtueshëm ku shumë u fol e asgjë nuk u tha.

“Edi Rama, pas 8 vitesh mashtrimesh e dështimesh, krizash qeveritare dhe skamjeje te familjeve shqiptare, skandalesh korrupsioni dhe hajdutërie zgjedhjesh, zgjodhi Kongresin e PS, për të ndërtuar fasadën më të madhe të propagandës, duke tentuar ta fshehë realitetin e hidhur që ndjejnë në lëkurë shqiptarët që ende kanë mbetur në këtë vend. Me qëllimin e vetëm, që t’ia hedhë edhe kësaj dite si të tjerat, me mendjen se po i topit shqiptarët në përhumbjen e mjerimin e përditshëm ku i ka zhytur. Siç ka bërë çdo ditë të “medemek” qeverisjes së tij, Rama e përdori Kongresin e PS, për të vënë në skenë absurdin e Rilindjes, me një show të kushtueshëm ku shumë u fol e asgjë nuk u tha. Edi Rama nuk tha asgjë të re. Po, foli për suksese imagjinare, por nuk iu tha dot shqiptarëve se pse sot ata janë më të varfër?! Pse marrin më pak rroga e pensione?! Pse nuk blejnë dot ushqimet e përditshme? Pse nuk blejnë dot ilaçet të pamundurit? Pse çmimet kanë shkuar në qiell? Pse biznesi veçse falimenton? Pse fermerët rropaten përditë e më shumë dhe përditë e më pak fitojnë? Pse arsimi lëngon dhe studentëve iu largohet dija si mall pa vlerë? Pse ikin shqiptarët nga ky vend dhe droga vjen pa doganë? Pse krimi lulëzon e vret dhe korrupsioni trashet e nginjet?Po, ai tregoi se ka cinizmin dhe mungesën e skrupujve, të shesë një fasadë, ndërtuar me propagandën e pushteteve të kapura, administratës së patronazhistëve, mediave të blera dhe krimit e oligarkinë që kontrollojnë pushtetin dhe ekonominë e vendit.”, shkruan Alibeaj.

Më tej ai thotë se Rama foli për arkën me peshk të zëvendësministres Voda, por nuk guxoi të thotë asnjë fjalë për vjedhjen 420 milion euro të inceneratorëve.

“Rama foli për arkën me peshk të zëvendësministres së tij, por nuk guxoi ti thotë asnjë fjalë për vjedhjen 420 milion euro të inceneratorëve ku notojnë të përfshirë ministrat dhe njerëzit e tij më të afërt. Madje dhe vetë ai. Nuk belbëzoi dot një fjalë të vetme për skandalet e qeverisë së tij, ministrave e deputetëve të arrestuar, por ama na tregoi se si dështimi mund të shitet si sukses. Apo të paktën e tentoi. Por ama tregoi se pavarësisht të gjithave, frikën e ka! Lepuri në bark, e trimëroi teksa skërmiti dhëmbët edhe ndaj kësaj pak drejtësie që është bërë. E si masë të parë për të ruajtur veten, iu tha një fjalë zyrtarëve, që kapen në korrupsion: nëse kapeni, unë nuk ju njoh! Bëri pra sot të vetmen gjë që di të bëjë falas: propagandë, fasadë, cinizëm, dhe ngërdheshjen e vet ndaj shqiptarëve. E këtë herë përdori si perde të fasadës për të paketuar propagandën, përdori Kongresin e PS. Një show milioner, që normalisht do të varfërojë edhe më, shqiptarët e rraskapitur nga qeveria e Rilindjes. E meqë Rama gjeti kohë e kurajo të flasë për opozitën, madje duke e çuar në djall gjysmën e shqiptarëve që ajo përfaqëson, ndoshta duhet të fillojmë secili dhe bashkë me të gjithë shqiptarët ta çojmë në shtëpi, jo në djall, Edi Ramën dhe të keqen djallëzore që ai përfaqëson. Në shtëpi, për ta mbyllur me këmishën e forcës, në ndonjërën nga kuvlitë e bodrumeve të errëta, siç meritojnë ata që vetëm të zeza sjellin”, shkruan Alibeaj./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
Rajoni

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

13 Tetor, 2025 10:08 pm
Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
Kryesore

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

13 Tetor, 2025 9:41 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

13 Tetor, 2025 9:15 pm
VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
Bota

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

13 Tetor, 2025 8:24 pm
Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
Sport

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

13 Tetor, 2025 8:11 pm
“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
Bota

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

13 Tetor, 2025 7:51 pm
Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak
Bota

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

13 Tetor, 2025 7:28 pm
Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

13 Tetor, 2025 7:02 pm
Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe
Bota

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe

13 Tetor, 2025 6:42 pm
Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin
Bota

Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin

13 Tetor, 2025 6:15 pm
Para
Rama: Të shtojmë 3 sekretariate. Kush janë emrat që propozoi kryeministri

Rama: Të shtojmë 3 sekretariate. Kush janë emrat që propozoi kryeministri

Rama paralajmëron një Kongres tjetër në vjeshtë: Do të jetë ai i llogaridhënies

Rama paralajmëron një Kongres tjetër në vjeshtë: Do të jetë ai i llogaridhënies

Rama-anëtarëve:Jepni mendimet,mos të presim sa t’u dalë boja apo të hyjnë në burg

Rama-anëtarëve:Jepni mendimet,mos të presim sa t’u dalë boja apo të hyjnë në burg

TE FUNDIT

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
13 Tetor, 2025

“Mua vërtetë nuk më zuri gjumi nga humbja me Shqipërinë, por nuk më zuri gjumi se isha i trishtuar, jo...

Lexo më shumë

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
13 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në një tubim të caktuar në Tiranë më 17 tetor, në...

Lexo më shumë

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Tetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
13 Tetor, 2025

Koha që dhjetëra familje në Izrael kishin pritur për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre që ishin rrëmbyer nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com