Bota

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës/BE, konferencë të jashtëzakonshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 16/05/21 |
Opi Nion

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, thirri një video-konferencë të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE të martën në lidhje me situatën e dhunës në Lindjen e Mesme.

Në një postim në Tëitter Borrell njoftoi se në konferencën e thirrur prej tij do të diskutohet kontributi që mund të japë BE për t’i dhënë fund dhunës aktuale atje.

“Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një video konferencë të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale”, shkruan Borrell në Twitter./Opinion.al

Pas