Aktualitet

Mbi 664 mijë të vaksinuar në vend, Manastirliu:Mirënjohje për vaksinatorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 16/05/21 |
Opi Nion

Prej fillimit të vaksinimit masiv kundër Covid-19 në vendin tonë janë kryer 664,452 vaksinime, nga të cilat 212,418 janë doza të dyta.

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije shifrat dhe shpreh mirënjohjen për vaksinatorët e përfshira në këtë proces.

 “Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve. 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta. Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë”, shkruan Manastirliu.

 Kujtojmë se qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor duke lehtësuar dhe sezonin turistik./Opinion.al

Pas