Kronikë

Konflikt me armë në Korçë, një i ndaluar dhe dy në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 17/02/20 |
xhu lia

Një konflikt për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër në Korçë ka çuar në përdorjen e armës.

Sipas njoftimit të policisë dy vëllezërit me iniciale V.X e K.X janë konfliktuar me personin me iniciale E.B ku dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistolete.

Sipas bluve më pas dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Personi me iniciale E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al/

Pas