Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konflikt interesi me Berishën?Gjykata e Tiranës:Ja pse u rrëzua kërkesa e Zhukrit

2021/12/24 at 4:42 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konflikt interesi me Berishën?Gjykata e Tiranës:Ja pse u rrëzua kërkesa e Zhukrit

Gjykata e Tiranës ka reaguar lidhur me refuzimin e kërkesës së dorëheqjes së gjyqtarit Agron Zhukri, për shqyrtimin e çështjes së statusit të Komisionit të Rithemelimit të PD, të dorëzuar më 15 dhjetor.

Në reagimin zyrtar Gjykatës së Tiranës shkruan se pasi ka vlerësuar arsyet e paraqitura nga Zhukri, për përjashtimin e tij nga shqyrtimi i çështjes, ka vendosur mospranimin e kërkesës dhe vijimin e gjykimit të çështjes nga i njëjti gjyqtar.

“Kërkesëpadia e paraqitur në vitin 2018, është një gjykim themeli me palë ndërgjyqëse paditës dhe i paditur, ndërkaq që kërkesa e paraqitur në vitin 2021, është një kërkesë për depozitim ndryshimesh të statutit të partisë paraqitur nga një grup individësh”-informon gjykata.

“Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është paraqitur më datë 13.12.2021, kërkesa me Nr. 1337 Akti, kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, kërkesë e cila pasi ju nënshtrua procedurës së shortit aktualisht ndodhet për gjykim pranë gjyqtare znj. Blerina Muça.

Në datë 15.12.2021, po pranë kësaj Gjykate është paraqitur kërkesa Nr. 1346 Akti, kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me objekt: Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar, kërkesë e cila pasi ju nënshtrua procedurës së shortit aktualisht ndodhet për gjykim pranë gjyqtar z. Agron Zhukri.

Gjykata, në zbatim të nenit 1, 2 dhe 154/a të Kodit të Procedurës Civile, nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, për palët që vënë në lëvizje gjykatën për fillimin e një procesi gjyqësor, përveç kur ligji parashikon ndryshe.

Kërkesëpadia/ kërkesa kur paraqitet në gjykatë nga paditësi/kërkuesi, përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë ose nëpërmjet postës iu caktohet gjyqtarëve me short.

Pasi z. Zhukri, është njohur me kërkesën Nr. 1346 Akti dhe ka vlerësuar se ka shkaqe të arsyeshme për të mos marrë pjesë në shqyrtimin e saj, i ka paraqitur Kryetarit të Gjykatës në bazë të nenit 72, 73 të Kodit të Procedurës Civile, kërkesën për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes.

Referuar të njëjtës bazë ligjore, Kryetari i Gjykatës, pasi ka vlerësuar arsyet e paraqitura nga z. Zhukri, për përjashtimin e tij nga shqyrtimi i çështjes, ka vendosur mospranimin e kërkesës dhe vijimin e gjykimit të çështjes nga i njëjti gjyqtar.

Kërkesëpadia e paraqitur në vitin 2018, është një gjykim themeli me palë ndërgjyqëse paditës dhe i paditur, ndërkaq që kërkesa e paraqitur në vitin 2021, është një kërkesë për depozitim ndryshimesh të statutit të partisë paraqitur nga një grup individësh.

Informojmë gjithashtu se, gjyqtarët respektivë kanë dijeni për të dyja kërkesat e paraqitura të cilat do të gjykohen në zbatim të Ligjit Nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton që gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje apo paragjykimi, nga palët në proces dhe nga subjektet publike ose private, si kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e udhëhequr ndër të tjera edhe nga parimi i transparencës, është në gatishmëri të publikut dhe medias për çdo informacion sqarues”-informon gjykata./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Tjetër skandal/Pas pagave, dalin edhe targat e makinave të shqiptarëve

Dalja e targave të makinave/DPSHTRR: Të dhënat aksesohen nga shumë institucione

Aksident në Tiranë, shoferja 55-vjeçare përplas 6-vjeçarin

Aksident në aksin Përmet-Çarshovë/Makina del nga rruga,plagosen dy pasagjerët

“Kujdes me bravat!”Nga Thumana Rama ironizon PD-në: Unë nuk do rroj sa shqiponja

“Kujdes me bravat!”Nga Thumana Rama ironizon PD-në: Unë nuk do rroj sa shqiponja

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com