Kronikë

Aksident në aksin Përmet-Çarshovë/Makina del nga rruga,plagosen dy pasagjerët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 24/12/21 |
Opi Nion

Një aksident është raportuar pasditen e sotme në aksin Përmet-Çarshovë.

Policia informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në afërsi të fshatit Strëmbec, ku një automjet i tipit “Mitsubishi” ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy pasagjerët, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasia E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia./Opinion.al

Pas