Kryeministri Rama ndodhet në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga takimi me kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, Markus Söder.
Rama shprehet se Söder është një mik i mirë i Shqipërisë.
“Bayerische Hof, Mynih – Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”, shkruan Rama.