Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Komshiu 51-vjeçar ngacmon seksualisht 15-vjeçaren, nëna: Kam frikë

2020/11/10 at 9:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/ Komshiu 51-vjeçar ngacmon seksualisht 15-vjeçaren, nëna: Kam frikë

Sot në emisionin “Stop” u publikua këtë të martë një tjetër rast të abuzimit seksual me të mitur. Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit Tetor në periferi të Fierit, ku një vajzë 15-vjeçare është ngacmuar nga komshiu i saj 51 vjeç, Artan Koti.


Në fillim burri e ka ngacmuar të miturën në makinën e tij dhe më pas ngacmimet kanë vazhduar edhe në shtëpi, të dy ndajnë një oborr të përbashkët. Nëna e vajzës denoncon rastin, pasi ka frikë, se incidenti mund të përsëritet.

Ajo ka bërë sikur ka dalë nga dera e pasme dhe ka dëgjuar me veshët e saj ngacmimin nga ana e komshiut.

Denoncuesja: Unë kam marrë një shtëpi me qira këtu. Jam një nënë e ndarë me dy fëmijë. Vajza e vogël është 13 vjeç, vajza tjetër është 15 vjeçe. Kam marrë një shtëpi me qira, banoj këtu që në gusht. Kemi komshinj të përbashkët, me oborr të përbashkët. Është një komshi këtu që është ngjitur me shtëpinë tonë, me oborr të ndarë me një avlli të vogël që mund të kalohet pa problem. Problemi ka qenë i vajzës. Ne e merrnim kur shkonim për hall e ndonjë problem se ka makinë. Na ndihmonte që shkonte vajza për ndonjë rrobe se Fieri nuk është afër. Fliste tamam. E paguanim dhe deri aty nuk kemi patur ndonjë problem. Problemi vjen një ditë, kur vjen vajza dhe më thotë “ma kam probleme me komshiun përballë”. Artan Koti”.

Çfarë problemi? Çfarë tentoi ai t’i bënte vajzës.

Denoncuesja: Vajza më tha që ka tentuar të fusë dorë. Ka qëlluar vajza me pëllëmbë.

E ka lënë aty muhabetin?

Denoncuesja: Vajza nuk më ka treguar. Asnjë ditë nuk kam bërë asgjë, fola me vajzën. Ditën tjetër kam marrë vajzën e vogël, kam vajtur për të bërë pazare se ky zotëria i shikon të gjitha lëvizjet. Kemi dalë sikur do bënim Pazar dhe kam hyrë nga dera e mbrapme, nga shkallët. Kam qëndruar vetë mbrapa vajzës rreth 30 minuta, 40 minuta. Shikoj këtë zotërinë që e thërret. Del tek oborri i tij. Fillon i bën shenja, ngrije pak bluzën. Unë isha mbrapa vajzës. Ne nuk na sheh, por ne e shikojmë nga jashtë. Me shenja, ngrije bluzën, të të puth në buzë, bëjmë që të dalësh në 8 të natës. Vajza i thotë ç’i ke këto muhabete. Mu nxeh gjaku, dola jashtë e kapa vetë tek oborri, i fola.

Çfarë reagimi pati?

Denoncuesja: Në fillim nuk foli fare. Ngeli po shikonte, nuk pati reagim fare.

Vetë vajza tregon të gjithë dinamikën se si rrodhën ngjarjet.

Vajza: Ditën po iknim në Baltëz të takonim disa të afërm tanë dhe mami erdhi me mirëbesim tek ai se nuk dinte rrugën. Nisemi për në Baltëz, lëmë motrën atje. Po vinim rrugës për në Fier, ai filloi rrugës po më ngacmonte dhe më thoshte dua të lidhem me ty, futi dhe dorën. Po fliste ai gjëra të çuditshme, do të lidhemi bashkë, DO të bëjmë fëmijë bashkë dhe më futi dorën, pastaj nuk më ngacmoi më që atë ditë.

Ju thërriste me emër ai që dilnit në dritare?

Vajza: Thërriste në dritare. Më bënte shenja, më tha do bëjmë seks bashkë. Mami kalon nga ana tjetër për ta shikuar se nuk besonte. Pasi e pa që më tha ngri bluzën, do bëjmë fëmijë bashkë e çfarë s’thoshte.

Ju sa vjeç jeni?

Vajza: 15.

Vëllai i agresorit e pranon atë, që ka ndodhur, por thotë, se nuk do të përsëritet.

Vëllai i abuzuesit: Janë gjithë vendimet e juaja dhe motra s’ka pse të rrijë me frikë. Motra s’ka fare, pse të rrijë me frikë …unë..,ajo…

Motra e viktimës: Ka frikë ajo, se mos e ngacmojë prapë…

Vëllai i abuzuesit: Nuk e ngacmon njeri prapë, as bëhet fjalë ta kthejnë kokën në anën tjetër. Të rrijë kështu e qetë fare. Këtë thuaj motrës! Të rrijë e qetë, mos ketë asnjë lloj frike, asnjë lloj problemi.

Motra e viktimës: Fole…? Më fal!  Fole ti me Tanin vetë?

Vëllai i abuzuesit: Ai, Tani doli në gjyq, ti thua: fole me Tanin… dhe i thanë, që…thanë, që nuk duhet të ashtu më, nuk duhet të ngacmosh më dhe është në kohë prove, kështu që mos të ketë frikë fare…!

Artan Koti është lënë në arrest shtëpie nga policia.

Mamaja e vajzës: Përshëndetje! Doja të pyesja vajza ime ka pasur një ngacmim seksual, një kallëzim në polici. Doja të dija emrin e prokurorit, që merr çështjen e xxx xxxx!

Prokuroria Fier: Kërkesë me shkrim! Nuk të sqaroj më shumë!

Avokati mbrojtës: Po unë di, me sa më tha Ilia, që prokurori ka kërkuar arrest me burg. Gjykata e ka nxjerrë dhe apelon prokurori, ia çon apelin në burg.

Mamaja e vajzës: Për rastin e Artan Kotit, rastin e…

Polici i zonës: A, po, po, po …saktë, saktë, urdhëroni!

Mamaja e vajzës: Doja të pyesja… çfarë u bë, çfarë ndodhi, se kam shkuar edhe tek avokati, derën e ka të mbyllur, sot nuk ishte aty…

Polici i zonës: Artan Koti është me arrest shtëpie. Nuk e di unë, ai është me arrest shtëpie dhe gjykata do ta marrë sa herë të jetë e nevojshme. N.q.s ai lëviz, e prish arrestin e shtëpisë, kalon direkt me arrest burg. E kontrollova edhe sot unë, në shtëpi…ishte, nuk ka lëvizur fare. Për çdo gjë do ashtu ai…, është me arrest shtëpie. E ka gjykata tani çështjen në dorë. Më kuptove? Ne e kemi në kontroll për ato, që na ka lënë gjykata.

Mamaja e vajzës: Mirë faleminderit!

Polici i zonës: Të më marrësh sa herë të duash në telefon!

Por nga ana tjetër shërbimi social pranë Bashkisë së Fierit është komplet inekzistent në reagimin për këtë ngjarje.

Shërbimi Social, Fier: Tani normalisht çfarëdo lloj informacioni, që doni, duke qenë se është një çikë…minorene dhe specifike, s’besoj se mund të flasim. Duhet ta dërgoni me rrugë zyrtare! Rastin e njoh.

Gazetari: Po çfarë ka zyrtarja me minorenen? Më kupton…?

Shërbimi Social, Fier: Nuk mund të të jap asnjë lloj informacioni!

Gazetari: Pse?

Shërbimi Social, Fier: Unë mund të them vetëm kaq: rastin e njoh…

Gazetari: Po pse? Ne nuk jemi gazetë! Të lutem! Është kjo tipologjia e gjesë..,shkresë! Dhe çfarë do më thuash ti mua me shkresë?

Shërbimi Social, Fier: Ka procedurë zyrtare Bashkia, si nxirret informacioni.

Gazetari: Ato i dimë, i dimë. Të lutem tani! Po nuk mund të …a kupton seeee…? Unë e di, se ty kështu të kanë thënë. Kështu i keni urdhrat, se ashtu vjen ajo piramidë me këto me shkresa dhe me gjëra, që…nuk janë asgjë. Ideja është, që të bëhemi socialë, bëhemi qytetarë. Atë rrogë, që e marrim nga taksat e njëri-tjetrit, ta marrim me nder dhe të shohim, që ky rast të paktën të ndihmohet…!D.m.th më shumë janë të punësuar punonjës socialë, sesa ju ndihmoni. Tani t’i lemë këto, e dimë- s’e dimë! Shteti, a ka mundësi, që të ndihmojë këtë lloj precedenti?

Shërbimi Social, Fier: Brenda kornizave ligjore është mbështetur. Është ndihmuar dhe do vazhdojë do ndihmohet normalisht…

Gazetari: Tani gënjejnë ata d.m.th ajo, që s’i…

Shërbimi Social, Fier: Tani nuk do i… çfarë të them unë?!

Në fund nëna tregon se ka frikë për familjen e saj.

“Dua ta bëj publike se unë kam frikë. Shtëpia është e përbashkët. Ai u arrestua, por pas 2-3 ditësh ka dalë, del në oborr. Kam frikë për vajzat. T’i bëjnë një urdhër mbrojtje vajzës, të pyesin psikologët se vajza është e trembur”, tha nëna./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

1 Korrik, 2025 9:59 am
Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

1 Korrik, 2025 9:44 am
Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…
Aktualitet

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…

1 Korrik, 2025 9:35 am
Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
Bota

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

1 Korrik, 2025 9:24 am
Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes
Aktualitet

Samiti në Shkup, Rama dhe liderë të tjerë do diskutojnë për Planin e Rritjes

1 Korrik, 2025 9:14 am
Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët
Aktualitet

Rama ndan pamjet: Mozaiku në “zemër” të fshatit Lin, tashmë i hapur për vizitorët

1 Korrik, 2025 9:02 am
Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH
Bota

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

1 Korrik, 2025 8:39 am
Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Bota

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

1 Korrik, 2025 8:32 am
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
Aktualitet

Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune

1 Korrik, 2025 8:25 am
Deputeti britanik, Nikel Farage pranon sfidën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!
Aktualitet

Deputeti britanik, Nikel Farage pranon sfidën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

1 Korrik, 2025 8:18 am
Para
Rama publikon videon: Aeroporti do e kthejë Kukësin në një pol ekonomik

COVID-19, Rama: Sot në Itali kanë vdekur aq sa në Shqipëri janë gjithsej

Meta: Koha për referendum të ri

Meta-Ramës: Mos i fshihni të dhënat për COVID-19

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

Furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë
1 Korrik, 2025

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për...

Lexo më shumë

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Me pistoletë, silenciator, municion luftarak dhe…arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
1 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit...

Lexo më shumë

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…

Farage pranoi të vijë në Shqipëri/Rama: Do të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja…
1 Korrik, 2025

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe deputeti britanik, Nigel Farage kanë vazhduar replikat mes njëri-tjetrit lidhur me emigrantët shqiptarë...

Lexo më shumë

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik, 2025

Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com