Politikë

COVID-19, Rama: Sot në Itali kanë vdekur aq sa në Shqipëri janë gjithsej


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 10/11/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë përfshirë në replika në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 nuk po rriten vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Rama ka marrë si shembull Italinë, duke thënë se sot në shtetin fqinj janë regjistruar viktima aq sa në Shqipëri kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri e mbyll reagimin e tij duke ironizuar Presidentin, duke shkruar “çfarë do akoma nga Shqipëria”.

“Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë! Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!”-shkruan Rama./ Opinion.al

Pas