Aktualitet

Komisioni për Investimet Strategjike, deputetë të PD ridorëzojnë kërkesën (Emrat)



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 13/06/22 |
Opi Nion

Këtë të hënë 35 deputetë të opozitës ridorëzuan kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Edhe pse mazhoranca rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike,  deputetët e PD kanë mbledhur sërish firmat.

Në një deklaratë ata thonë se “pas tërheqjes së deputetit Agron Duka, për shkak të miqësisë me bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka, që ka përfituar statusin e investitorit strategjik, deputetët nismëtar ridorëzuan kërkesën duke plotësuar atë me nënshkrimet e nevojshme”.

PS rrëzoi kërkesën për ngritjen e Komisionit me pretendimin se duhej të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, akuzoi opozitën për tentativë për falsifikim.

Ndërkohë deputetët e opozitës këtë të hënë kanë depozituar kërkesën e 35 deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike.

Kjo çështje u kthye edhe në temë diskutimi brenda opozitës për shkak se deputeti Gazment Bardhi akuzoi Sali Berishën se ka bashkuar votat me Edi Ramën për të bllokuar ngritjen e këtij Komisioni./Opinion.al

Ndëekohë më poshtë lista e deputetëve që kanë firmosur kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike:

1. AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. BUJAR LESKAJ
7. DASHNOR SULA
8. DASHAMIR SHEHI
9. DHURATA ÇUPI
10. EMILJA KOLIQI
11. ENKELEJD ALIBEAJ
12. ERALDA BANO (TASE)
13. FERDINANT XHAFERRAJ
14. FLAMUR HOXHA
15. FATJON VEIZAJ
16. FATMIR MEDIU
17. FLUTURA AÇKA
18. GAZMENT BARDHI
19. GRETA BARDELI
20. ILDA DHORI
21. HELIDON BUSHATI
22. JORIDA TABAKU
23. KASTRIOT PIROLI
24. XHELAL MZIU
25. KRESHNIK ÇOLLAKU
26. LEFTER GËSHTENJA
27. LINDITA METALIAJ
28. LULZIM BASHA
29. MERITA BAKIU
30. ORJOLA PAMPURI
31. RAMADAN LIKAJ
32. SAIMIR KORRESHI
33. SELADIN JAKUPLLARI
34. ZEF HILA
35. ZHENI GJERGJI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas