Aktualitet

Komisioneri Várhelyi përuron shkollën dhe kopshtin në Kamëz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:34 - 28/04/22 |
Opi Nion

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi i ndodhur në një vizitë zyrtare në Shqipëri, përuroi  shkollën 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” dhe kopshtin Nr. 8, “Luledielli” në Kamëz.

E pranishme në përurim ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi,  i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e BE-së në Shqipëri Alexis Hupin, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino dhe Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Shkolla 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri” kopshti Nr. 8, “Luledielli” janë ndërtuar në kuadër të Programit “EU4Schools”, përfitojnë drejtpërdrejtë 310 nxënës, 21 mësues, 75 fëmijë të kopshtit, 3 edukatore dhe 9,000 banorë të komunitetit të Laknasit. Në fund të përurimit, u mboll në mënyrë simbolike edhe një pemë ulliri.

Këto janë dy prej 23 objekteve arsimore të rindërtuara apo riparuara deri tani në kuadër të “EU4Schools”, një program i cili financohet nga BE përmes një buxheti prej 75 milionë Eurosh.

Programi zbatohet nga UNDP, i cili ka siguruar gjithashtu një investim prej 765,000 Euro. Ndërkohë aktualisht, puna vijon me intensitet të lartë në 15 objekte arsimore, të cilat janë në proces rindërtimi apo riparimi.

Në ambientet e ndërtuara përfshihen;

12 klasa bashkohore e dinjitoze për procesin mësimor;

terrene sportive moderne & 3 laboratore të reja;

dhomë e dedikuar për mjekun e psikologun;

rampa dhe ashensorë për të krijuar lehtësi në aksesin e personave me aftësi të kufizuara;

sistem qendror të ngrohjes dhe ftohjes;

sisteme alarmi kundër zjarrit dhe të mbrojtjes nga zjarri;

kamera sigurie, dalje emergjence, kënd lojërash për fëmijë etj.

Pas