Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kokëdhima rreshton 100 të zeza për Ramën: Ky tutkun që mendon të genjejë BE me refugjatët

2018/08/27 at 3:22 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kokëdhima: Socialistët janë tradhëtuar nga Edi Rama

Ish-aleati i Ramës, deputeti i perjashtuar Koço Kokëdhima që sot drejton partinë “Zgjidhja” ka rreshtuar 100 të zeza për kryeministrin. Gjithë zemërimi vjen pasi Shqipëria pranoi të presë emigrantët nga Eritrea që nuk po i pranon Italia.

Ja reagimi i plotë i Kokëdhimës

Në intervistën dhënë gazetës italiane “Corriere della Sera” kryeministri ynë zbulon se askush nuk ia kërkoi Shqipërisë që të marrë 20 emigrantë nga Eritrea, por ai u vetëofrua. Nuk ka patur asnjë kërkesë nga qeveria italiane, e cila prej vitesh përpiqet ta ndajë peshën e madhe të emigrantëve që hyjnë në Itali, me vendet e tjera të BE-së. Asnjë qeveri e bllokut nuk iu përgjigj, përveç Irlandës, që pranoi 20 emigrantë, po aq sa Shqipëria. Europa është e përmbytur nga emigrantët dhe disa vende të tjera nuk duan të marrin as edhe një të vetëm.


Qeveria është e vendosur që të përparojë me planin e saj për ta kthyer Shqipërinë në një megakamp emigrantësh nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Asaj i mbeti në dorë plani ogurzi për të pranuar mbi 600 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme që nuk pranohen nga vendet e BE-së, falë qëndrimit kundër të qeverisë franceze. Por ëndrra e kryeministrit tonë për të dalë si shpëtimtari i krizës së emigrantëve që ka pllakosur BE-në, duke rrënuar përfundimisht Shqipërinë, vazhdon. Ai, përmes ministrit të jashtëm, jo vetëm që thotë se pranon 20 emigrantë, por si megalloman që është, deklaron se vendi ka kapacitete për më tepër.
ZGJIDHJA i denoncon me vendosmëri sjellje të tilla armiqësore ndaj popullit shqiptar.

Kjo qeveri e papërgjegjshme, kërkon të shitet si proeuropiane, kur në të vërtetë është armike e vlerave demokratike që bashkon demokracitë perëndimore. Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për të mbajtur qoftë edhe një emigrant të vetëm, sepse po përzë përditë bijtë e saj më të mirë, duke u bërë kombi me më shumë emigrantë në botë për frymë, vendi që ka më shumë azilkërkues se vendet që janë në luftë, vendi më i varfër, më i pasigurtë dhe më i goditur nga krimi. Me këto qeveri të korruptuara dhe të papërgjegjshme ne rrezikojmë të ardhmen dhe ekzistencën tonë si komb. Emigrantët nga Eritrea apo të tjerë që kërkon të pranojë kjo qeveri nuk kanë se ku të fusin kokën në Shqipëri dhe do të kenë si pikësynim të vetëm largimin me çdo mjet drejt Europës Perëndimore, siç po ndodh aktualisht me ata emigrantë që kalojnë tranzit nëpër Shqipëri.

ZGJIDHJA u bën thirrje vendeve të BE-së që të mos gënjehen me shashkat e rrezikshme që hedh kryeministri ynë.

Ai është autokrat, i korruptuar, arrogant, inferior, mizor, i pashpirt, shtypës dhe dështak, humbës, tutkun dhe analfabet politik, dinak, i lig, armik i eger i republikës, demokracisë dhe lirisë, shef i kartelit të drogës shqiptare, njësh me krimin dhe kriminelët, i kapur dhe në shërbim të interesave të kundërta me interesat e kombit dhe të shtetit tonë, kryeoligark dhe pjesë e oligarkisë së urryer të Shqipërisë, bashkëpërgjegjës kryesor për varfërinë, papunësinë dhe eksodin ekstrem të rinisë shqiptare.

Europa është përgjegjëse për heshtjen ndaj bëmave të kësaj qeverie dhe të qeverive paraardhëse.
Shqipëria shpreson të nisë negociatat me BE-në në qershorin e ardhshëm dhe në mungesë të plotësimit të kushteve, kërkon ta blejë mbështetjen politike me lloj-lloj marifetesh të ulëta dhe antishqiptare.

Etiketa: akuzaKokedhimarama


Ju sugjerojmë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Para
Ky është cilësuar si smartphone që bën fotografitë më të bukura

Ky është cilësuar si smartphone që bën fotografitë më të bukura

PD publikon dokumentet: Biznesmeni me 5 emra, mik i Taulant Ballës fitoi tenderin 1 miliardë lekë në Librazhd

Miku trafikant i Ballës, prokuroria nis verifikimin për tenderat në Tiranë dhe Elbasan

Endrra amerikane/ Vetëm në 2018 aplikuan për lotarinë amerikane 367 mijë shqiptarë

Endrra amerikane/ Vetëm në 2018 aplikuan për lotarinë amerikane 367 mijë shqiptarë
















TE FUNDIT

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
19 Nëntor, 2025

Deputeti socialist Erion Braçe shpjegoi bonusin e përmuajshëm që pensionistët do të marrin nisur nga viti i ardhshëm, duke demostruar me...

Lexo më shumë

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
19 Nëntor, 2025

Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com