Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh, është arrestuar në Elbasan.
Sikurse njofton policia, Ardian Çekini, banues në Elbasan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
“Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali”, deklaron policia.
Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, ku edhe do të gjykohet për veprat për të cilat akuzohet./Opinion.al