Rajoni

Thaçi kundër bisedimeve të udhëhequra nga pëfaqësuesi i BE-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 26/05/20 |
Al Do

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se ai nuk do të marrë pjesë në procesin e negociatave me Serbinë që udhëhiqet nga i deleguari i posaçëm i BE, Miroslav Lajçak.

“Nuk e kam vullnetin që të participoj në procesin e negociatave që udhëhiqet nga Lajçak”, tha Thaçi gjatë vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës.

Thaçi e vlerësoi si inkurajues çdo vullnet që tregohet nga Bashkimi Evropian në drejtim të zgjidhjes së kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por siç ka theksuar, ai nuk është në kontakt me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Siç tha presidenti Thaçi, në kontakt me këtë të fundit është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk e di se çka kanë biseduar dhe sa larg kanë shkuar Kurti, Lajçak dhe (përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Siguri, Josep) Borrell. Unë mendoj se si vend i pavarur, sovran dhe si ekip i Kosovës duhet gjithmonë t’i kemi parametrat dhe të jemi të vetëdijshëm se ky vend është i lirë, i pavarur, sovran. Por, përballë do të kemi dy negociatorë të cilët vijnë nga dy vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, Lajçak ka votuar edhe kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai shtoi se do të jetë i gatshëm t’i përgjigjet çdo ftese për samite nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emannuel Macron.

Për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova duhet të bashkohet me të gjithë, por duhet të bëjë edhe diferencimin e partnerëve të saj strategjikë se kush mund të zhvillojë negociatat, të përmbyllë marrëveshjen dhe të zbatojë atë, shtoi Thaçi.

“Pa një rol udhëheqës të SHBA-së, nuk ka faktorë që mund t’i lëvizë këto gjëra, në veçanti çështjet shumë të rëndësishme, delikate dhe të vështira që janë në mes të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi në vazhdimësi është duke insistuar që SHBA-ja ta ketë rolin udhëheqës për arritjen e një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Opinion.al

Pas