Kronikë

Kokainë në kontenierin me mish pule, gjykata lë në burg dy të arrestuarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 18/06/22 |
Opi Nion

Gjykata e Durrësit ka sot masën e sigurisë për dy të arrestuarit për drogën e kapur në kontenierët me mish pule i ardhur nga Brazili.

Mësohet se gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest ne burg” pa afat për administratorin e kompanisë që porositi mishin e pulës, kosovarin Arben Ferizi.

Ndërsa për Egert Vargun, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit, Egert Vargun është caktuar masa me 18 ditë ndalim.

Kujtojmë se mbrëmjen e të mërkurës policia informoi se në Portin e Durrësit ishin gjetur dhe sekuestruar 45.5 kg kokainë. Sasia e drogës u gjet brenda kontenierit me mish pule të ardhur nga Brazili, dhe që ishte e mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”./Opinion.al

Pas