Gentian Malindi, i shpallur në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokainë është arrestuar sot për llogari të SPAK.
Mësohet se Malindi është kapur në Vorë. Atij iu gjetën dokumente false identiteti në momentin e arrestimit.
Gentian Malindi, është i dyshuar për trafikimin e një sasie prej 137 kg kokaine nga Ekuadori. Sasia e drogës u bllokua në Portin e Pireut, Greqi dhe u zëvendësua me oriz dhe më pas u lejua të vinte në portin e Durrësit.
Aktualisht në qeli për këtë ngjarje janë Altin Myslihaka dhe Adrian Bega, të konsideruar si bashkëpunëtorë në këtë rrjet të trafikut.