-U tha në Opinion

Koha për revolucion? Meta: Po të jetë puna për forcë Ilir Meta thërret…


               Publikuar në : 22:07 - 27/02/20 |
Al Do

I pyetur në lidhje me manifestimin e thirrur më 2 Mars në emisionin Opinion, Presidenti Ilir Meta u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion edhe ai mund të ndodhë.

Ai shtoi se qytetarët do të vijnë për veten e tyre por marshimi nuk do të jetë i dhunshëm por paqësor.

Në mënyrë ironike presidenti Meta tha se po të jetë nevoja për forcë, atij “i mjaftojnë 1000 persona si Ilir Meta”.

Mentor Kikia: Thirrja për manifestim mban era revolucion

Ilir Meta: Në qoftë se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, në qoftë se nuk funksionon SPAK-u, revolucion do vejë kjo punë.

Blendi Fevziu: Çfarë revolucioni?

Ilir Meta: Revolucion zbatimin e ligjit! Revolucion zbatimin e Kushtetutës!

Mentor Kikia: Çfarë prisni ju nga qytetarët? Çfarë do bëjnë njerëzit?

Ilir Meta: T’i lëmë disa gjëra për 2 Marsin.

Andi Tela: Ata do të vijnë për Presidentin…

Ilir Meta: Jo nuk do të vijnë për Presidentin. Ata do të vijnë aty për veten e tyre.

Mentor Kikia: Ftesa për të rivendosur rendin kushtetues është që populli të marshojë në të gjitha mënyrat

Ilir Meta: Populli të tregojë në mënyrën më paqësore dhe evropiane. Ska lidhje kjo me ilir metën as me Edi Ramën mos e kthejmë në personale.

Mentor Kikia: Mund të përfundojë në protesta të dhunshme

Ilir Meta: Po të jetë nevoja për forcë Ilir Meta thërret 1000 veta si vetja e vetë. Ilir Meta do të dëgjojë zëri e popullit. /Opinion.al

 

Pas