Kryesore

Kodi Zgjedhor/ Basha: Akti i sotëm shkatërron konsensusin e 5 qershorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 05/10/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas votimit në Kuvend të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan se sot në kuvend u miratua një akt anti-kushtetues i cili shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe dëmton integrimin e Shqipërisë në BE.

“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret,”-shkruan Basha./ Opinion.al

Pas