-U tha në Opinion

Koalicion me Ramën në 2021?Meta:Do ju tregoj mesazhet e Monikës e Vasilit


               Publikuar në : 22:45 - 27/02/20 |
Opi Nion

“Për Monikën më ka humbur interesi që kur la mandatin dhe më gënjeu mua”. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa më herët kishte kritikuar djegien e mandateve të opozitës si një gabim historik.

Por ndërsa iu përgjigj pyetjes së një prej ndjekësve në FB e “Opinion” nëse do të kishte një koalicion me Edi Ramën për zgjedhjet e vitit 2021, Meta u shpreh: “0% interes. Madje edhe për Monikën më ka humbur interesi, që kur la mandatet dhe më gënjeu mua. Do  t’ju tregoj mesazhet që i kam dërguar asaj dhe Petrit Vasilit”, tha Meta.

Nuk është hera e parë që çifti Meta-Kryemadhi artikulojnë në publik qëndrime politike apo vendime  kundër njëri-tjetrit./ Opinion.al

Pas