Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koalicion apo zgjedhje të reja/ Orë vendimtare për të ardhmen në Gjermani

2017/11/19 at 4:30 PM
në Aktualitet, Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Koalicion apo zgjedhje të reja/ Orë vendimtare për të ardhmen në Gjermani

Një fundjavë shumë e rëndësishme për mundësinë e koalicionit të parë mes unionit konservator, liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve në Gjermani. Koalicion tresh apo zgjedhje të reja?


Të shtunën përfaqësues të katër partive kryesore që zhvillojnë bisedime paraprake për koalicionin e mundshëm të njohur si Xhamajka janë shprehur të rezervuar. Në selinë e partisë CDU në Berlin, përfaqësuesit e partive kryesore diskutuan fillimisht për një nga temat kryesore të debatit, klimën.

Më pas bisedimet vazhduan për temën tjetër të kontestuar, politikën ndaj refugjatëve. Kreu i CSU-së, Horst Seehofer u shpreh se “kemi përpara një punë të vështirë, sepse në rend të ditës janë temat më të rëndësishme.”

Vendimet merren të dielën

Ndërkohë krerët e unionit dhe liberalët kanë përjashtuar mundësinë e një zgjatjeje tjetër të bisedimeve për mundësinë e koalicionit. “Jemi të gjithë të mendimit, se të dielën duhet të merret një vendim”, tha kreu i grupit parlamentar të unionit, Volker Kauder (CDU).

Edhe kryetari i partisë liberale, Christian Lindner kërkoi dhënien fund në kohën e duhur të bisedimeve. “Më së voni në orën 18:00 gjërat janë mbyllur”, tha Lindner.

Steinmeier: Nuk ka shkak për zgjedhje të reja

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i bëri thirrje partive që negociojnë të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të mënjanuar zgjedhje të reja. “Nuk ka asnjë shkas për debate paniku për zgjedhje të reja”, tha Steinemier për gazetën “Welt am Sonntag.”

Në bisedimet për koalicione ka “gjithnjë përpjekje të partive për të ngritur lart çmimet”. Por Steinmeier theksoi, se ai pret “që të gjitha palët të jenë të vetëdijshme për përgjegjësinë që kanë. Të trajtosh këtë përgjegjësi do të thotë të mos e rikthesh detyrën tek votuesit.”

Pas dështimit të premten, bisedimet për mundësinë e një koalicioni për herë të parë me konservatorët, liberalët e Të Gjelbrit, u shtynë për në fundjavë. Krahas temave të nxehta të debatit si klima e refugjatët, bisedohet edhe për ekonominë, tranportin, ekonominë bujqësore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Të dielën në qendër të bisedimeve janë financat.

Krerë të të gjitha partive kanë bërë thirrje për kompromise. “Por këto nuk duhet të tradhtojnë identitetin e ndonjërës palë”, tha politikania e Gjelbër, Katrin Göring-Eckardt. Ndërsa politikani konservator bavarez, Alexander Dobrindt i CSU-së, theksoi se “tek të gjitha palët vullneti është i madh.”/DW.com

 

Etiketa: e ardhmjagjermaniakoalicion treshore vendimtarezgjedhje te reja


Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë
Aktualitet

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë

7 Qershor, 2026 4:12 pm
Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Bota

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

7 Qershor, 2026 3:47 pm
Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
Bota

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

7 Qershor, 2026 3:22 pm
Para
Urdhri presidencial për sulm bërthamor mund të refuzohet?

Urdhri presidencial për sulm bërthamor mund të refuzohet?

Vargjet prekëse të aktorit shqiptar për të bijën që u nda nga jeta në moshë të re

Vargjet prekëse të aktorit shqiptar për të bijën që u nda nga jeta në moshë të re

Tragjedia në Durrës/ I afërmi: Ju lutem mos abuzoni, prindërit i rritën me gjak…

Digjet një shtëpi në Lezhë
















TE FUNDIT

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se “projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi”. Me anë të...

Lexo më shumë

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
7 Qershor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Lexo më shumë

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë në të njëjtën linjë ndërsa konflikti...

Lexo më shumë

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
7 Qershor, 2026

Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje. Nga votat e numëruara në 243 kutitë, ajo që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}