Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLGJ masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj

2021/10/13 at 12:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
KLGJ kërkon riorganizim të gjykatave: Të shkrihen disa prej tyre

KLGJ ka vendosur ditën e sotme masë disiplinore “vërejtje publike” ndaj gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj.


Kjo masë vjen nga KLGJ sepse Sinanaj akuzohet që nuk ka zbatuar lëshimitn e urdhrit të ekzekutimit mbi bazën e ankesave të paraqitura pranë tij nga personi juridik Shoqëria “N.O.A” sh.a. dhe më vonë nga BKT.

“Dosja është përcjellë nga KLGJ pranë ILD më 06.04.2021 dhe më 15.06.2021 Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur vazhdimin e hetimit disiplinor ndaj magjistratit H.S., duke administruar dokumente shtesë, pasi nga organi kompetent ishin hetuar pjesërisht (për shkak të kompetencave të kufizuara dhe të ndara ndërmjet organeve të ndryshme gjatë periudhës tranzitore), një sërë rrethanash, të cilat kanë të bëjnë me veprimet apo mosveprimet e magjistratit, të konsideruara shkelje disiplinore. Hetimi disiplinor i inicuar nga Inpektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë përfshinte fillimisht 9 vendime gjyqësore, të dhëna nga magjistrati, por në kohën e vendimit për vazhdimin e hetimit disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe aktualisht janë brenda afatit 5 vjeçar të parashkrimit për hetimin disiplinor, vetëm 6 vendimmarrje të cilat janë pjesë e hetimit të ILD-së.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:
• Në 6 vendime gjyqësore të dhëna nga magjistrati është refuzuar lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për kontratat e kredive bankare në rastin e Bankës Kombëtare Tregtare, apo të akteve për dhënie kredie nga institucione financiare jobankare në rastin e Shoqërisë “N.O.A” sh.a., me argumentin se këto akte nuk ishin përpiluar përpara noterit.
• Në mënyrë të përsëritur magjistrati rezulton të mos ketë zbatuar legjislacionin procedurial e material, si dhe ta ketë zbatuar në mënyrë të gabuar, përmes vendimeve të konstatuara si të gabuara edhe nga një gjykatë më e lartë. Dispozitat procedurale civile, të cilat janë interpretuar gabim nga ana e magjistratit janë të natyrës përcaktuese dhe urdhëruese, duke parashikuar qartazi ndarjen për detyrimet monetare në të holla, për të cilat duhet akt noterial, akt i cili nuk kërkohet për aktet e dhënies së kredive bankare.
• Shkelje janë kryer në të paktën gjashtë vendime – objekt hetimi disiplinor, dhe pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë, e cila ka konstatuar këtë shkelje, magjistrati ka kryer të njëjtën shkelje dhe një herë tjetër, gjatë periudhës kohore 2020- 2021, duke bërë që shkelja të jetë edhe vazhduese.
• Shkeljet proceduriale provohet të jenë kryer me dashje direkte, pasi rezulton se magjistrati ka mbajtur një qëndrim konseguent deri më sot në të tilla raste, duke mos lëshuar urdhrin e ekzekutimit për aktet e dhënies së kredive bankare, ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare, nëse nuk janë akte noteriale.
• Formimi dhe eksperienca prej 21 vitesh si gjyqtar prezumojnë njohuri të konsoliduara të magjistratit në njohjen dhe zbatimin e ligjit dhe sidomos të dispozitave urdhëruese procedurale dhe pasojat e dëmshme nga veprimet i tij. Pavarësisht eksperiencës së gjatë, gjyqtari i ka shkelur këto dispozita në mënyrë të përsëritur e të vazhduar edhe në vitin 2020, duke krijuar perceptimin e njëanshmërisë së trajtimit të tyre në disfavor të palës kërkuese.
• Veprimet e kryera nga ana e magjistratit, kanë sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, kanë cënuar prestigjin e gjyqtarit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.”- thuhet në njoftimin zyrtar./Opinion.al

 

Etiketa: gjyqtar vlorehektor sinanajKLGJ


Ju sugjerojmë

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
Bota

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

14 Tetor, 2025 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

14 Tetor, 2025 8:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

14 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 Tetor, 2025 8:00 am
Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
-U tha në Opinion

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

13 Tetor, 2025 10:55 pm
Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
-U tha në Opinion

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

13 Tetor, 2025 10:46 pm
Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi
-U tha në Opinion

Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi

13 Tetor, 2025 10:35 pm
Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
Rajoni

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

13 Tetor, 2025 10:08 pm
Para
Rritje e çmimit të energjisë? Ahmetaj: Paketa për familjarët dhe biznesin e vogël

Kriza energjitike/Ahmetaj: Si do të veprohet me biznesin e madh dhe të mesëm

500- 700 milion euro, Shqipëria del në tregje ndërkombëtare për huamarrje

500- 700 milion euro, Shqipëria del në tregje ndërkombëtare për huamarrje

Rindërtimi/Ndahen banesat,në fillim familjet në nevojë, të tjerët me short publik

Rindërtimi/Ndahen banesat,në fillim familjet në nevojë, të tjerët me short publik
















TE FUNDIT

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
14 Tetor, 2025

Tre oficerë policie humbën jetën dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një...

Lexo më shumë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
14 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë një operacioni të orëve të fundit është vënë në pranga në Tiranë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
14 Tetor, 2025

Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët  si dhe vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
14 Tetor, 2025

Dashi Mjedisi yjor edhe sot do jetë mjaft konfliktual për ata që janë në një lidhje. Debatet nuk do mungojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com