Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kleçkat” që paracaktojnë tenderat, si u zhvilluan te Universiteti i Mjekësisë

2023/05/24 at 9:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kleçkat” që paracaktojnë tenderat, si u zhvilluan te Universiteti i Mjekësisë

Emisioni “Stop” trajtoi sot procedurat e tenderimit dhe si aplikohen ato në institucionet shqiptare. Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, tregoi, se anulimi i procedurës së tenderit, fituesit e paracaktuar dhe fondi i njëjtë me fondin limit, janë disa nga dukuritë që implikojnë rregullsinë e tenderave.


“Një tender shtetëror është kur një institucion shtetëror i kërkon privatit të vendosë në dispozicion kapacitetin e tij material dhe njohuritë ose aftësitë e tij për të realizuar qoftë një shërbim, por qoftë edhe një investim. Fatkeqësisht tenderat nuk e respektojnë procedurën ligjore. Pra që të bëhet shpallja, të pritet dhe të bëhen vlerësimet e nevojshme nga trupat apo komisionet që bëjnë vlerësimet e tenderit dhe pastaj të shpallet fituesit. Tek ne tenderat shpeshherë fillojnë për së prapthi. Është vendosur kompania që duhet ta fitojë tenderin, kompanisë i merren informacionet e nevojshme, kriteret dhe përpilohet në atë mënyrë që të jetë i paracaktuar fituesi. Kemi pastaj kompani të tjera që kanë plotësuar këto kritere që hedhin në gjyq shtetin. Nga ana ekonomike është dëm i dyfishtë pasi janë paratë e gjyqeve dhe nga ana tjetër lekët janë orientuar që të shkojnë me doemos tek ajo kompani specifike. Një kriter shumë i rëndësishëm i tenderimit është edhe vlera monetare. Pra vendoset një vlerë maksimale, por që nuk duhet të jenë në dijeni kompanitë ofertuese sepse do të thotë që ata arrijnë në atë vlerë. Duhet të merret parasysh për ligje shtetërore tenderi me ofertën më të vogël. Çfarë ndodh? Kompania fituese i ka rënë në kokë çmimit aq sa ka qenë e planifikuar. Kjo do të thotë që kemi pasur rrjedhje informacioni. Nuk mund të ndodhë që kompanitë të jenë pikë për pikë me vlerën që është parashikuar. Kjo do të thotë që këtu është abuzuar”, tha Danaj.

“Stop” u ndal në tenderat e Universitetit të Mjekësisë, me tenderin e  rikonstruksionit të sallave të rektoratit dhe çatisë së universitetit, të cilin e ka fituar kompania me ofertën ekonomike shume afër fondit limit, pavarësisht, se një operator tjetër, kishte ofertë më të ulët.

“Të gjithë e kuptojmë që oferta e këtij operatori nuk është më e favorshmja pasi diferenca është qesharake me fondin limit që ka vendosur institucioni”, tha gazetarja.

Në lidhje me skualifikimin e dy operatorëve të tjerë ekonomikë, kjo gjë ka ndodhur sepse njëra nuk ka vendosur fond, ndërsa tjetra që kishte ofertë më të mirë, nuk ka dorëzuar kontratat dhe librezat e punës tek universiteti i Mjekësisë.

Tenderi tjetër për furnizim dhe vendosjen e kondicionerëve është fituar nga një operator me zyra në Gjirokastër dhe me ofertë ekonomike shumë pranë fondit limit.

Ndërkohë 4 operatorët e tjerë me oferta më të mira janë skualifikuar me kleçka të sajuara.

Argumenti që ka përdorur Universiteti i Mjekësisë ka qenë mosplotësimi i kritereve sipas dokumenteve standarde të tenderit. Bëhet fjalë për mungesë në kapacitet teknik dhe ekonomik të këtyre operatorëve./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Plagosi me thikë 52-vjeçarin, arrestohet autori

Gjendet e vdekur në Shkodër shtetasja amerikane, çfarë dyshohet

Rama për Tina Turner: Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm

Rama për Tina Turner: Sonte toka është më e varfër dhe qielli më i shndritshëm

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 25 maj 2023
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}