Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kjo është kënga më e vjetër në botë…

2016/10/18 at 8:21 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Kjo është kënga më e vjetër në botë…

Rreth 3.400 vjet më parë, Ugarit ishte një port i lulëzuar. Qyteti antic, që shtrihej në bregdetin verior sirian, mbajti marrëdhënie të mira tregtare me Perandorinë Hitite, Egjiptin dhe Qipron (më pas i quajtur Alashija). Në kulmin e zhvillimit të tij, qyteti-port nuk qe vetëm një qendër tregtare, por edhe artistike. Megjithatë, qyteti përfundimisht ra dhe historia e tij shekullore u harrua deri në vitin 1928, kur një fshatar zbuloi një varr.


Në vitin 1973, një arkiv që përmbante rreth 120 pllaka, u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike; ndërsa në vitin 1994 u gjetën edhe 300 pllaka të tjera në një ndërtesë të madhe me mure guri, që datojnë në fund të epokës së Bronzit të Vonë. Brenda tyre kishte shënime muzikore që datojnë në vitin 1400 Para Krishtit. Shumica e tyre qenë shumë të dëmtuara për të rindërtuar, por një këngë e veçantë është ruajtur aq mirë sa mund të luhet edhe sot.

Më poshtë po paraqesim të njëjtën këngë (e njohur si Himni Hurrian nr 6) i luajtur vetëm me një harpë dhe një stil më interpretativ nga Majkëll Levi. Çdo pjesë muzikore, mund të tingëllojë e ndryshme, në varësi të atij që e luan dhe instrumentit që përdoret.

Mjerisht, Himnet 1-5 nuk qenë në atë gjendje për të lejuar rindërtimin e partiturës muzikore. Kënga e plotë përbëhet nga rreth 36 himne me shkrim kuneiform, të gjetura në fragmentet e pllakave argjilore gjatë gërmimeve në vitet 1950 në Pallatin Mbretëror në Ugarit (pranë Ras Shamra në Sirinë e sotme). Riçard Kroker dhe Robert R. Braun, të cilët studiojnë historinë muzikore, prodhuan një disk dhe broshurë në lidhje me këngën e quajtur “Tingujt nga heshtja”. Kroker tha se kjo e revolutionarizoi historinë e muzikës.

Kjo dëshmi provon se si shkalla 7 notëshe diatonike dhe ajo harmonike, janë përdorur në muzikën e 3,400 vjetëve më pare, duke hedhur poshtë pikëpamjet e shumicës së muzikologëve se harmonia e lashtë ishte thuajse jo-ekzistuese (apo edhe e pamundur) dhe se shkalla e notave qe jo më të vjetër se sa në kohën e grekërve të lashtë, 2000 vjet më parë. Mjerisht, teksti mbetet ende një mister.

Gjuha ugarite në vetvete nuk është kuptuar aq mirë, dhe për më tepër duket se është një dialekt lokal, që ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga dialektet e njohura nga burime të tjera. Është ndërkaq e mundur, që shqiptimi i disa fjalëve të ndryshojë nga fjalët normale për shkak të muzikës. Megjithatë, është e qartë se ai qe një tekst fetar mbi dhuratat ndaj perëndeshës Nikal, gruaja e perëndisë së hënës. /bota.al

Etiketa: botee vjeterkenga


Ju sugjerojmë

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Para
Rrëfehet i penduari i mafies italiane: Si do investonim në Shqipëri 18 milionë €

Rrëfehet i penduari i mafies italiane: Si do investonim në Shqipëri 18 milionë €

Shkenca shpjegon se pse kemi parandjenja

Shkenca shpjegon se pse kemi parandjenja

Gjermani/ 75.000 euro vjedhje, tre shqiptarë para gjykatës

Gjermani/ 75.000 euro vjedhje, tre shqiptarë para gjykatës
















TE FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
6 Tetor, 2025

Gazetarja e “STOP” Domenika Bajraktari, disa vite më parë ka trajtuar çështjen e pronësisë së godinës në Shkodër që u...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
6 Tetor, 2025

Gazetarja Emi Kalaja deklaroi në emisionin “Opinion” se familja Shkambi dhe 30 familjet e tjera kanë patuar konflikt të vjetra...

Lexo më shumë

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
6 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si është futur arma në sallën...

Lexo më shumë

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
6 Tetor, 2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë  Elvis Shkambi tronditi opinion publik. Autori i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com