Aktualitet

Kishte hapur kopsht privat pa licencë, e pëson 46-vjeçarja në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 04/05/22 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 46-vjeçare e cila kishte hapur një kopsht privat pa licencën përkatëse.

Sipas uniformave blu, shtetasja E.K., 46 vjeç akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Mësohet se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse. Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme.   Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”,njofton policia./Opinion.al

Pas