Aktualitet

Presidenti i ri, Mediu: Duhet të përfshihet e gjithë trupa e deputeteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 04/05/22 |
Opi Nion

Është mbledhur këtë të mërkurë Konferenca e Kryetarëve ku pritet të vendoset mbi raundin e parë të votimit për presidentin e ri.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe duhet të marrë pjesë e gjithë trupa e deputeteve të Kuvendit pasi sipas tij populli përfaqësohet nga deputetët.

“Ky është një proces që duhet të përfshijë gjithë trupën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. S’ka autoritet dhe as individë të caktuar apo parti të veçuara, por të gjithë të jenë të përfshirë. Propozimi im i parë, pasi është me rëndësi, është që të arrijmë në një marrëveshje që të kemi një president që të jetë mbi palët. Ndaj mendoj që të konsiderojmë dhe deputetët dhe grupet parlamentare dhe partitë. Pozitën dhe opozitën. I bëj kërkesë kësaj mbledhje që është në interes të këtyre negociatave, që të ketë një përfaqësi mes maxhorancës dhe opozitës. Duhet të kryhen këto negociata jashtë procesit formal. Në kushtetutë janë përcaktuar”, tha ai.

 

 

 

Pas