-Shëndeti

Kishte gëlltitur një gjilpërë, mjekët shpëtojnë vajzën 20-vjeçare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 24/01/20 |
Geljano Fataj

Një ndërhyrje e rrallë është bërë në Spitalin Hygeia. Një vajzë e moshës 20-vjeçare ka shkuar me urgjencë, ndërsa iu ka thënë mjekëve se kishte gëlltitur një gjilpërë.

Pas ekzaminimeve paraprake, pacientja i nënshtrohet menjëherë ekzaminimit endoskopik, ekzaminim ky që u realizua nga mjeku gastroenterolog, Dr. Plarent Kapo.

Gjatë ekzaminimit endoskopik në stomak dhe duoden, mjeku nuk ka arritur të evidentojë prezencën e gjilpërës.

Dr. Kapo nuk është dorëzuar dhe duke përparuar më tej endoskopikisht, në nivel të porcionit të tretë duodenal (në jejunum, që është pjesa e sipërme e zorrës së hollë), ai arrin të evidentojë trupin e huaj.

Me ndihmën e “grasping forceps” arrin të kapë gjilpërën dhe të realizojë me sukses nxjerrjen e saj pa krijuar trauma në zorrë, stomak dhe ezofag, duke mënjanuar kështu edhe ndërhyrjen kirurgjikale./ Opinion.al

 

 

Pas