-Kulturë

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori Xhevdet Ferri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 16/01/20 |
Al Do

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një nga aktorët më të njohur të artit shqiptar. Pas një sëmundjeje të rëndë ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri.

Ai numëron një sërë rolesh në filma dhe teatër ku ndër më të famshmit janë, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterrë”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Xhevdet Ferri  ka qenë drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në vitet 1995-1999 dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar.

Aktori i shumë roleve lindi në Durrës në vitin 1960. Ai ka qenë i lidhur në martesë me aktoren Rozeta Ferri dhe së bashku kanë një vajzë./Opinion.al/

 

Pas