Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina tentoi të manipulonte zyrtarë gjermanë

2020/04/27 at 8:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina tentoi të manipulonte zyrtarë gjermanë

German Chancellor Angela Merkel and Chinese President Xi Jinping attend a contract signing ceremony at the Chancellery in Berlin, Germany, July 5, 2017. REUTERS/Axel Schmidt

Fillimisht kishte raportuar mbi këtë çështje gazeta gjermane “Welt am Sonntag”. Pas një kërkese të deputetes së gjelbër gjermane, Margarete Brause qeveria gjermane kishte konfirmuar në përgjigjen e saj, se diplomatë kinezë kishin marrë kontakt me zyrtarë federalë gjermanë, dhe është bërë fjalë që Berlini të bëjë vlerësime pozitive publikisht mbi Republikën Popullore për menaxhimin e krizës së virusit Corona. Por nëpunësit gjermanë “nuk i janë përgjigjur” kësaj kërkese, shkruan Ministria e Punëve të Brendshme për deputeten Margarete Bause. Qeveria gjermane i ka vlerësuar përpjekjet e Kinës për zbutjen e pandemisë edhe pa lutjet e Pekinit.

Transparenca e rëndësishme

Sipas qëndrimit të Berlinit, transparenca është mjaft e rëndësishme për luftimin e suksesshëm të pandemisë. Kjo i është “bërë e qartë” edhe Kinës, thuhet në përgjigjen dhënë deputetes gjermane. Përveç kësaj synohet të rritet sensibiliteti për ndikime nga jashtë.

Ambasada kineze në Berlin i ka hedhur poshtë raportimet, sipas të cilave, Kina është përpjekur të ushtrojë ndikim ndaj zyrtarëve gjermanë. Margarete Bause, zëdhënësja e Të Gjelbërve për të drejtat e njeriut e kritikon përgjigjen e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme. Kjo letër tregon edhe “njëherë më shumë, se qeveria gjermane nuk ngre zërin kundrejt Kinës”, ka thënë ajo për “Welt am Sonntag”. Megjithëse Shërbimi i Jashtëm i BE e rendit Kinën ndër vendet “me fushata dezinformimi dhe teori konspirative në drejtim të Coronës”.

Sipas informacioneve të Reuters, Republika Popullore e Kinës përpiqej që të ndalë edhe një raport kritik të BE për këtë vend. Dokumenti u publikua në fundjavë, por megjithatë i ndryshuar. Si shtetet e BE ashtu edhe ato të G7-s kanë trajtuar temën e dezinformimit në krizën e Coronës dhe kanë kritikuar Kinën dhe Rusinë. Tanimë në raportin e BE bëhet në radhë të parë përgjegjëse Rusia për fushata dezinformimi dhe “në një masë më të vogël”, Kina./ DW

Etiketa: gjermaniakinakoronavirusiMANIPULIM

Ju sugjerojmë

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
Kryesore

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

9 Shtator, 2025 12:06 pm
Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila
Kronikë

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

9 Shtator, 2025 11:36 am
Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë
Kryesore

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

9 Shtator, 2025 11:18 am
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Masakra me dy viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

9 Shtator, 2025 11:12 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Ra në kontakt me disa kabllo elektrike, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

9 Shtator, 2025 11:09 am
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza

9 Shtator, 2025 11:01 am
Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave
Kronikë

Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave

9 Shtator, 2025 10:15 am
Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
Bota

Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE

9 Shtator, 2025 10:15 am
Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë
Bota

Treni përplaset me autobusin, 10 viktima dhe 61 të plagosur në Meksikë

9 Shtator, 2025 9:44 am
Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës
Bota

Dënohet me një vit burg ish-kryeministri i Tajlandës

9 Shtator, 2025 9:37 am
Para
COVID-19/ Regjistrohen mbi 2 milionë raste në gjithë botën

3 milionë të prekur nga COVID-19, vendet planifikojnë lehtësim të masave

Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja, hapen 17 kategori biznesesh

Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja, hapen 17 kategori biznesesh

Kryeministrja e Zelandës së Re shpall ‘fitoren’ ndaj përhapjes së COVID-19

Kryeministrja e Zelandës së Re shpall 'fitoren' ndaj përhapjes së COVID-19

TE FUNDIT

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
9 Shtator, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje me votimin elektorin në konferencën për mediat. Komisioneri Celibashi i...

Lexo më shumë

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila
9 Shtator, 2025

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të masakrës së djeshme me dy viktima dhe dy të...

Lexo më shumë

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë
9 Shtator, 2025

Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve me temë “Prioritetet ekonomike të Shqipërisë dhe projektet kyçe”, zv/kryeministrja Belinda Balluku...

Lexo më shumë

Masakra me dy viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
9 Shtator, 2025

Policia ka shpallur në kërkim dy persona që i kanë siguruar autorit armët e krimit, njëri prej tyre , 17-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com