Kina nuk do t’iu bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverive evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë, ka njoftuar rregullatori i bankave të vendit.
Kina është një blerës kryesor i naftës dhe gazit rus dhe i vetmi shtet që është përmbajtur në kritikat për sulmin e Moskës ndaj Ukrainës, raportoi Associated Press.
Pekini kundërshton sanksionet, tha Guo Shuqing, kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.
Guo tha në një konferencë shtypi: Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse.
Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira./Opinion.al