Aktualitet

Kim takon Çuçin: Diskutuam për rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:38 - 23/12/20 |
Doriana Çepunaj

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Yuri Kim, është takuar këtë të mërkurë me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Përmes një statusi në Twitter, Kim shkruan se me ministrin Çuçi ka diskutuar për respektimin e të drejtës për protestë paqësore si dhe për rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhjet e 25 prillit.

“U takova me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese në detyrën e re si ministër i Brendshëm. Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar për të hetuar trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit” – shkruan Kim./ Opinion.al

Pas