Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me krerët e grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Alfred Rushaj.
Në një postim në Twitter, Kim ka dhënë detaje nga takimi ku ka theksuar se është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë dhe të ngrihen mbi partitë kur është e mundur.
“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”- shkruan Kim./Opinion.al