Aktualitet

Kim poston fotot e pritjes/ Meta, Ruçi dhe Basha në takim, mungon Edi Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 04/07/21 |
Opi Nion

Ambasada e SHBA-vë në Shqipëri ka shpërndarë foto gjatë ceremonisë së zhvilluar në kuadër të ditëlindjes së 245-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, dallohet që prezent në festën e organizuar në ambientet e ambasadës kanë qenë krerët e lartë të politikës në vend dhe personalitete të tjerë.

Nga fotot dallohet Presidentit i Republikës Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ajo që vihet re është mungesa e kryeministrit të vendit Edi Rama . Megjithatë burimet konfirmojë që kryeministri Rama ndodhet në ‘Forumin e Prespës; që mbahet në Ohër.

“Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miq këtë javë. Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.”- shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve në vend.

Pas