Aktualitet

Operacioni “Shpirti”, dalin sot para GJKKO 28 të arrestuarit e SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 04/07/21 |
Opi Nion

Do të dalin ditën e sotme para Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 28 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar antipdrogës të koduar “Shpirti”, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Bëhet me dije se të akuzuarit e këtij operacioni, prokurori Maksim Sota, Iliriajn Balla dhe  Artur Krasniqi që akuzohen për shpërdorim detyre dhe janë aktualisht me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kanë kërkuar moskompetencë të gjykimit nga Gjykata e Posaçme dhe transferim të çështjes në gjykatën kompetente. Teksa sjellim në vëmendje se kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtarja e çështjes.

Kujtojmë se në total janë lëshuaë 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara në vitin 2020, ndërsa 28 të tjerat, disa ditë më parë. Pjesë e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si prokurori Maksim Sota apo drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti.

Zyrtarët e arrestuar

Maksim Sota, ish-prokuror në Vlorë i larguar nga Vettingu

Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë

Ilirjan Balla, ish-shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Festim Lelaj, ish-oficer policie në Fier, i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, ish-shoqërues të Saimir Tahirit në vitin 2016, kur ishte ministër i Brendshëm./Opinion.al

 

Pas