Kryesore

Kim për vizitën e ligjvënësve: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri tejkalojnë politikën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 08/11/21 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur edhe një herë vizitën e përfaqësuesve të Senatit dhe Kongresit të SHBA-ve në Shqipëri.

Përmes disa fotove të postuara në llogarinë e saj në “Twitter”, Kim shkruan se takimi me kreun e qeverisë dhe liderin e PD-së, tregon se marrëdhëniet e SHBA dhe Shqipërisë e tejkalojnë politikën.

Ajo shkruan se ligjvënësit amerikan kërkuan përparim në sundimin e ligjit.

Faleminderit për vizitën në Shqipëri. Takimi me kryeministrin dhe kreun e PD, Lulzim Basha tregojnë se marrëdhëniet SHBA- Shqipëri tejkalojnë politikën. Ligjvënësit kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke theksuar se do të tërheqë biznes dhe investime”-shkruan Yuri Kim.

Ndër të tjera ajo tregon se senatorët dhe kongresmenët e SHBA takuan edhe afganët e evakuuar në Shqipëri.

Ligjvënësit vizituan gjithashtu të evakuuarit afganë që kanë kërkuar strehë të përkohshme të sigurt në Shqipëri. Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tij. Krenar që shoh OJQ, biznese dhe vullnetarët e SHBA që mbështesin ata në nevojë”-shkruan ajo në Twitter.

Pas