Kronikë

Shkak i sherrit/14-vjeçarja:Kam shpërndarë drogë,Mikelin e kisha më shumë se shok


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 08/11/21 |
Opi Nion

Vajza 14-vjeçare, e cila është bërë shkak i sherrit, që përfundoi në vrasjen e një prej vëllezërve Kovaçi dhe plagosjen e tjetrit, ka folur për raportin që kishte me to.

Vajza ka treguar se dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë i jepnin lëndë narkotike dhe ajo e shpërndante.

Ndër të tjera 14-vjeçarja ka treguar se Mikelin e kishte më shumë se shok. E mitura është shprehur se i kishte treguar familjes rreth të gjithë gjërave, por pranon se i kishte kthyer shpinën atyre, shkruan top channel.

Vajza: E kapi vëllai im nga kraharori. Unë e kapa dhe e tërhoqa. Florencin e kisha shok, kurse me Mikelin isha më ndryshe, isha më shumë se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që më kanë shoqëruar. Pjesë e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Kam folur dhe me familjen time, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur pati përplasje mes vëllait të së miturës dhe dy vëllezërve. Autori 23-vjeçar nxori thikën dhe qëlloi për vdekje Florenc Kovaçin, 28 vjeç ndërroi jetë ndërsa plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin.

Pas