Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kim: PD të kthehet në Parlament, partitë të njohin rezultatin e zgjedhjeve

2021/05/18 at 10:12 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kim: PD të kthehet në Parlament, partitë të njohin rezultatin e zgjedhjeve

Ambasadorja e SHBA është shprehur në emisionin “Opinion” se është e rëndësishme për Shqipërinë që të gjitha palët politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ambasadorja thotë se SHBA pret që në muajin shtator Partia Demokratike të kthehet në parlament, duke thënë se vendi ka nevojë për një opozitë të plotë.

Kim iu referohet deklaratave të kryedemokratit, Lulzim Basha, duke thënë se pavarësisht kundërshtimeve të tij, PD do të jetë e pranishme në parlament.

Blendi Fevziu: Dhe, ambasadore, PD ka thënë edhe që nuk do t’i pranojë kurrë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Thonë se ishin një masakër zgjedhore. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, për integrimin tonë, si dhe për ju personalisht?

Ambasadorja Kim: Mendoj se për Shtetet e Bashkuara, pikëpamja jonë është shumë e qartë. Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, vërejtëm se është me rëndësi që të gjitha partitë të njohin rezultatet e zgjedhjeve, dhe për sa është e mundur, që partitë tani të mendojnë se si t’i shërbejnë popullit shqiptar, të gjithë popullit shqiptar. Pra, po presim me kënaqësi që të punojmë me të gjitha palët, të shohim se çfarë mund të bëjmë sëbasku si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, dhe më duhet të them se më e rëndësishmja për ne është që Shqipëria ka qenë tepër gjatë pa një opozitë të plotë në parlament.

Pjesw nga intervista

Blendi Fevziu: Dy vjet, thuajse dy vjet.

Ambasadorja Kim: …Pothuajse dy vjet. Tani, disa deputetë qëndruan dhe bënë gjënë e duhur. Dhe pikëpamja jonë është se të gjithë duhet të kishin qëndruar në parlament, por kjo është e kaluara. Tani, teksa presim shtatorin, presim me kënaqësi që Partia Demokratike, e cila është një parti e rëndësishme, e cila ka dhënë contribute shumë të rëndësishme  historike për zhvillimin e Shqipërisë. Nevojitet t’i shohim të kthehen në parlament dhe jemi shumë të kënaqur të shohim deklaratat e tyre ku bëjnë të qartë se kur të vijë shtatori, do të kthehen në parlament.

Blendi Fevziu: A mendoni se PD do të marrë pjesë në parlament?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Edhe nëse nuk i pranojnë rezultatet?

Ambasadorja Kim: Mendoj se gjithçka tjetër që mund të jenë duke thënë, po të shohësh deklaratat nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër në PD, bëjnë shumë të qartë që pavarësisht çfarëdo kundërshtimesh që kanë, do të jenë në parlament në shtator. Dhe kjo është vërtet e rëndësishme.

Blendi Fevziu: Por ka shumë komente që i thonë Bashës të ndahet nga ambasadorët e BE apo SHBA dhe ambasadorë të tjerë europianë, sepse siç thonë ata, ambasadorët mbështesin Ramën. Çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Unë e di cila është puna ime.

Blendi Fevziu: Po kërkojnë një rrugë radikale, një rrugë të re radikale nga PD.

Ambasadorja Kim: E dini, njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe mendoj që kur zhvillohen zgjedhje, ka festim, por ka edhe zhgënjim, por është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime të hapura për çfarë ndodhi dhe se cila është rruga përpara. Unë për vete, e di cila është detyra ime. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësoj pozicionin e vendit tim. Dhe kur vjen fjala te kjo, ne duam një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Duam që të jetë edhe më e ngushtë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo ka qëlluar të jetë zgjedhur nga populli shqiptar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë./Opinion.al

Etiketa: PDYuri Kimzgjedhjet

Ju sugjerojmë

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

18 Korrik, 2025 9:38 am
Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

18 Korrik, 2025 9:23 am
100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Bota

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

18 Korrik, 2025 9:14 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

18 Korrik, 2025 9:08 am
Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
Bota

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

18 Korrik, 2025 8:55 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 8:30 am
Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Aktualitet

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

18 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Para
Zgjedhjet/ Kim: Ka persona që përbëjnë shqetësim që u futën në lista

Zgjedhjet/ Kim: Ka persona që përbëjnë shqetësim që u futën në lista

Largimi i Doshit nga kuvendi,Kim:Kemi furnizuar prokurorinë me informacion

Largimi i Doshit nga kuvendi,Kim:Kemi furnizuar prokurorinë me informacion

Ambasadorja Kim: Reagimi im për Metën, i diskutuar me Uashingtonin

Ambasadorja Kim: Reagimi im për Metën, i diskutuar me Uashingtonin

TE FUNDIT

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
18 Korrik, 2025

Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë, në fshatin...

Lexo më shumë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
18 Korrik, 2025

IMT ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit...

Lexo më shumë

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
18 Korrik, 2025

Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ideologjik "Mein Kampf". Libri konsiderohet i vështirë për t’u lexuar....

Lexo më shumë

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
18 Korrik, 2025

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com