Aktualitet

Kim në Shkodër: Një nga vendet e mia më të preferuara në botë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 19/02/22 |
Opi Nion

Këtë fundjavë ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka vizituar Shkodrën. Në një status në rrjetin social “Instagram”, Kim e ka cilësuar Shkodrën si një nga vendet e saj të preferuara në botë.

Teksa thotë se ka vizituar Kalanë e Rozafës, muzeun Marubi, dhe monumente të tjera, Kim shprehet se ishte kënaqësi për të të takonte shkodranët të cilët sipas saj shquhen si njerëz mikpritës me stil dhe kulturë.

“E lumtur të kthehem në një nga vendet e mia të preferuara në botë, Shkodër. Isha këtu me disa miq për të vizituar disa vende të rëndësishme si Kalaja e Rozafës e cila ka qëndruar për shekuj si dëshmi e trimërisë së Shkodrës.

Këndi i Kujtesës së na kujton krimet e diktaturës komuniste dhe rezistencën e popullit të Shkodrës dhe muzeun e fotografisë Marubi i cili ka imazhe të bukura dhe të jashtëzakonshme të Shqipërisë së shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Mbi të gjitha ishte kënaqësi të takohesha dhe të kaloja kohë me shkodranët të cilët shquhen për mikpritjen, stilin, kulturën.”, shkruan Yuri Kim./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Pas