Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KiE: Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe romët nuk shkollohen në Shqipëri

2018/09/13 at 2:49 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
KiE: Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe romët nuk shkollohen në Shqipëri

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të forcojnë përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve, deinstitucionalizimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara, prapambetje intelektuale dhe psikosociale.
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic bëri publik të enjten raportin e saj të monitorimit për Shqipërinë, i cili fokusohet tek mbrojtja e fëmijëve, integrimi i personave me aftësi të kufizuara dhe aksesi në ndihmë ligjore falas.


“Mbrojtja e fëmijëve dhe integrimi i personave me aftësi ndryshe është përmirësuar në Shqipëri, por autoritetet duhet të adresojnë mangësitë e konstatuara,” tha Mijatovic.

Duke nënvizuar se Shqipëria i ka ndaluar me ligj të gjithë format e dhunës kundër fëmijëve, Komisionerja shprehu shqetësimin se kjo lloj dhune vazhdon të raportohet.

“Autoritet duhet ta trajtojnë këtë problem në mënyrë më sistematike dhe të efektshme. Për këtë qëllim duhet të miratojnë dhe zbatojnë një strategji të kordinuar, të implementojnë rekomandimet e grupit të ekspertëve të Këshillit të Europës mbi dhunën kundër grave dhe dhunën në familjë, të forcojnë kapacitetet e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të arsimtarëve në mënyrë që të indentifikojnë dhe të reagojnë ndaj dhunës, si dhe të promovojnë metodat jo të dhunëshmë të edukimit të fëmijëve,” shtoi ajo.

Sipas Mijatovic një tjetër çështje shqetësuese është fakti që gati 700 fëmijë jetojnë në institucione përkujdesjeje sociale, shpesh për periudha të gjata dhe pa pasur mundësi të qarta për t’u larguar përpara se të bëhen adult (18 vjeç).

Duke nënvizuar që sipas standarteve të Këshillit të Europës strehimi i fëmijëve të braktisur nga prindërit në institucione përkujdesjeje është përjashtim nga rregulli, Komisionerja Mijatovic i kërkon qeverisë shqiptare që të përshpejtojë procesin e deinstitucionalizimit, duke i dhënë më shumë mbështetje familjeve për të rritur fëmijët dhe duke krijuar një sistem të ngjashëm me familjen për strehimin e tyre.

Edhe pse legjislacioni shqiptar parashikon që sistemi arsimor të jetë gjithëpërfshirës dhe jo diskriminues, disa fëmijë nga komuniteti rom dhe ato me aftësi të kufizuara, mbeten jashtë sistemit arsimor të përgjithshëm.

“Autoritetet duhet të sigurojnë përfshrijen e fëmijëve rom në arsimin e përgjithshëm duke punuar ngushtë me prindërit e tyre dhe duke shtuar përpjekjet pët t’i përfshirë fëmijët rom në arsimin parashkollor,” u shpreh Mijatovic. “Për sa i përket fëmijëve me aftësi të kufizuara, autoritet duhet t’i japin mbështetje të nevojshme individuale dhe akomodimn të arsyeshëm në arsimin e përgjithshëm,” shtoi ajo.

Mijatovic në raportin e saj prek dhe çështjen e mprehtë të 4900 personave pa shtetësi në Shqipëri – shumica prej tyre nga komuniteti rom, ku përfshihen dhe shumë fëmijë, duke nënvizuar se autoritetet shqiptare duhet të adresojnë këtë problem në linjë me të drejtat e njeriut, duke krijuar një procedurë të veçantë për përcaktimin e personave pa shtetësi.

Për sa i përket integrimit të personave me aftësi të kufizuar, Komisionerja bën thirrje për një zbatimin më të mirë të legjitlacionit ekzistues, zgjidhjen e problemeve struktuore në sistemin e shërbimit social dhe përmirësim të aksesit në arsim dhe në tregun e punës. Mijatovic i kërkoi autoriteteve shqiptare të hartojnë një plan gjithëpërfshirës për deinstitucionalizimin e personave me prapambetje intelektuale dhe psikosociale dhe të zëvendësojnë spitalet psikiatriake me shërbime komunitare, të japin mbrojtje për individët dhe familjet e tyre pas largimit nga institucionet dhe të ndalojnë përfundimisht institucionalizimin e personave me prapambetje mendore.

Komisionerja Mijatovic gjithashtu i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të amendojnë ligjet që mundësojnë heqjen e kapacitetit ligjor, si rrjedhim dhe të drejtat politike dhe sociale ndaj personave me aftësi të kufizuar intelektuale dhe psikosociale.

“Autoritetet duhet ta harmonizojnë ligjin vendor me standartet e OKB-së dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që këta persona mund të ushtrojnë të drejtate dhe detyrimet e tyre ligjore në një bazë të barabartë me të tjerët në çdo aspekt të jetës,” përfundoi ajo. /BIRN

Etiketa: femijeKiErom


Ju sugjerojmë

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Aktualitet

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

30 Janar, 2026 11:26 am
Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
Aktualitet

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

30 Janar, 2026 10:19 am
I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:35 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi, 30 janar 2026

30 Janar, 2026 8:34 am
Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Para
Zjarr në Burrel, 50 familje në panik

Zjarr në Burrel, 50 familje në panik

Gratë kërkojnë në bankën e spermës që fëmijët t’u ngjajnë këtij aktori

Gratë kërkojnë në bankën e spermës që fëmijët t'u ngjajnë këtij aktori

Ftesa e Bashës për Kryemadhin: Hajde bëjmë opozitë bashkë…por jo pazare

Basha përshëndet vendimin për vizat në Kosovë: Mbështetje e qartë e PE
















TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com