Sport

Khabib ruan titullin kampion dhe tërhiqet nga UFC


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 25/10/20 |
Opi Nion

Khabib Nurmagomedov e mbylli karrierën e tij pa asnjë humbje. Sportisti deklaroi tërheqjen nga UFC pas triufmit kundër Justin Gaethje. Luftëtari tregoi dhe një herë tjetër se në peshën e tij është më i mirë sepse sfida zgjati vetëm dy raunde.

Ndeshja u mbyll në raundin e dytë pasi Khabib, pasi kundërshtari i u dorëzua. Në momentin kur gjyqtari shpalli fituesin dhe nofkën “i pamposhturi”, Khabib hodhi dorezat në mes të ringut duke njoftuar tërheqjen.

Me 29 fitore në 29 ndeshje, kampioni u shpreh se nuk mund të luftonte më pa pasur në krahë babanë dhe trajnerin e tij Abdul, i cili ndërroi jetë për shkak të koronavirusit disa javë më parë.

Khabib tha se i kishte premtuar nënës së tij se do të tërhiqej dhe se është njeri i fjalës. ′′Ji afër me prindërit. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër”, u shpreh 32-vjeçari./ Opinion.al

Pas