Aktualitet

Gratë naftëtare vijojnë grevën e urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 25/10/20 |
Opi Nion

Gratë naftëtare vijojnë grevën e urisë prej 11 ditësh, ndërsa shprehen se nuk do të tërhiqen derisa qeveria te gjej zgjidhje për pagat e prapambetura. Gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet, por deri më tani ende nuk ka një propozim konkretë nga qeveria.

Një natë më parë njëra prej grevisteve u dërgua në spital për ndihmë mjekësore e nuk ju rikthye më grevës, sepse ndodhet në gjendje të rëndë në banesën e saj. Naftëtarja që e shoqëroi shprehet se largimi i saj i bën edhe më të vendosura.

“Nuk tërhiqemi, do ti shkojmë deri në fund. Po kërkojmë të drejtën tonë dhe jo lëmoshë nga qeveria”,-shprehen naftëtaret.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar disa herë në lidhje për çështjen e naftëtarëve, por jo për t’iu propozuar një zgjidhje për të marrë pagat e prapambetura, por iu bëri thirrje që të ndalojnë grevën e urisë. Rama ka theksuar se vetëm pas ndalimit të grevës së urisë, do të shkojë të bisedojë më naftëtarët./  Opinion.al

Pas