Aktualitet

Këshilltari i Metës viziton kompozitorin Dizdari në Senatorum: Në gjendje kritike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 10/05/22 |
Opi Nion

Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti ka zhvilluar një vizitë në Senatoriumin e Tiranës për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të kompozitorit Limoz Dizdari.

Sipas Panaritit gjendja e kompozitorit është delikate. Ai bëri të ditur se testi i PCR së tij ka dalë negativ, mirëpo thuhet nga mjekët se ka kaluar një pneumoni.

Më tej këshilltari i presidentit tha se parametrat mjekësore të muzikantit janë të qëndrueshme.

Është në gjendje pneunomie difuze që është shqetësuese për shëndetin e tij. I gjithë protokolli i trajtimeve të mundshme po zbatohet me rigorozitet. Analizat PCR del negative për COVID-in, megjithatë pneumonia është aty, dyshohet me origjinë bakteriale. Po veprohet me një grup antibiotikësh. Parametrat janë stabël, por duhet ende kohë për të dalë nga gjendja kritike”,-tha ai./Opinion.al

Pas