-Jetë dhe Stil

Këshilla për një lëkurë të shëndetshme në verë


               Publikuar në : 15:25 - 09/06/19 |
xhu lia

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjes së stinës së verës lëkura e sidomos në pjesën e fytyrës mund të dëmtohet nëse nuk mbrohet si duhet. Sipas dermatologëve duhet të ndiqen këto këshilla të thjeshta, por që sigurojnë shumë mbrojtje për lëkurën.

Përdorimi gjithnjë i kremit mbrojtës të diellit

Kremi i diellit është i domosdoshëm për të mbrojtur fytyrën. Ai duhet të përmbajë patjetër SPF në mënyrë që të mbrohet lëkura nga rrezet e diellit

Përdorni i hidratuesit ose konsumoni vaj peshku

Nëse keni lëkurë të thatë dhe të ashpër për shkak të ndikimit që mund të kenë patur ngricat në stinën e dimrit është e këshillueshme përdorimi i një kremi hidratues. Një mënyrë tjetër është konsumi i vajit të peshkut, i cili është perfekt për te balancuar efektin që shkaktohet nga kalimi i një periudhe të ftohtë në të ngrohtë.

Përdorni krem për të hequr qelizat e vdekura nga lëkura

Lëkura juaj ka nevoje qe te largoje qelizat e vdekura qe mbeten në sipërfaqe te lëkurës dhe ne këtë mënyre i një kremi të tillë është i duhuri.

Mbroni zonën e dekoltesë

Në periudhën e Verës përveç fytyrës është tepër e ekspozuar pjesa e qafës dhe e dekoltesë. Kjo pjesë është gjithashtu shumë e ndjeshme ndaj ekspozimit në diell dhe për këtë arsye duhet treguar kujdes edhe për të./Opinion.al

Pas