Politikë

Kërkon debat publik, Kadilli: Basha është i sfiduar nga unë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:11 - 23/05/21 |
Opi Nion

Kandidati për kryetar i PD në zgjedhjet e 13 Qershorit, Fatbardh Kadailli  në një dalje për mediat tha se mbledhja e sotme e kryesisë është shoqëruar me debate dhe diskutime.

Ai tha se 5 kërkesat e tij lidhur me procesin para zgjedhjeve dhe atë zgjedhor janë pranuar pjesërisht, ndërsa insistoi për një debat publik të kandidatëve. Personalisht ai zgjodhi të sfidojë kryetarim Basha për një debat të tillë.

“Pjesa kryesore që do t’i shërbente PD-së do të ishte çështja e një debati. Propozova në mënyrë këmbëngulëse në kryesi për t’i mundësuar anëtarësisë t’i dëgjojë të 4 kandidatët në garë. Do ishte lehtësi për anëtarësinë, për vetë kandidatët dhe ekuilibër mes forcave që kanë kandidatët, nisur nga asimteria që tre kandidatët janë jashtë dhe kryetari që rri në zyrë. Basha është i sfiduar nga unë në një debat publik për t’u ballafaquar për të vërtetat tona të PD-së. Nuk ka pse të fshehim asgjë, të vërteta tona duhet t’i ballafaqojmë në sy të gjithë publikut”, u shpreh Kadilli./Opinion.al

Pas