Është bllokuar faqja e internetit e Agjencisë Shtetërore Ruse të Lajmeve, TASS, pasi më herët publikoi një mesazh ku kërkohej që Rusia të ndërpriste luftën ndaj Ukrainës.
“Ndalni këtë çmenduri, mos i dërgoni djemtë dhe burrat tuaj drejt vdekjes së sigurt. Putin po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik… Nuk është lufta jonë, le ta ndalim!”,-shkruhej në mesazhin e publikuar në median ruse.
Pas këtij mesazhi, faqja e internetit të TASS është hakeruar dhe më pas është bllokuar. Mesazhi është fshirë tashmë dhe në faqen kryesore lexohet vetëm njoftimi se për momentin nuk ka akses në faqe.
KOMENTO (0)