Aktualitet

Kërcënohet me jetë kompozitori i njohur, letër Ramës: Jam në rrezik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 06:30 - 04/05/16 |
b.f

Kompozitori i njohur Limos Dizdari është kërcënuar me jetë për një çështje pronësie. Bëhet fjalë për Qendren Kulturore dhe Artistike ‘Dea’ në Ksamil të Sarandës.

Mësohet se vetë Dizdari i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i shpreh këtë shqetësim.

“I dashur Edi, dua t’iu takoj. Më kanë kërcënuar dhe ndihem shumë i rrezikuar”, shkruan Dizdari.

Kërcënimi është bërë nga disa persona, të cilët kanë ngritur pretendime pronësie mbi territorin ku ndodhet qendra kulturore e kompozitorit.

Intelektualë të tillë si Nasho Jorgaqi, Fatos Kongoli, Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj etj kërkojnë që kërcënimi ndaj Dizdarit të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas